Osmani-Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, me të cilin ka biseduar për raportet dhe mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Vatikanit. Osmani ka mirëpritur gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan nëpërmjet Misionit të Posaçëm të Kosovës.

“Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”, tha ajo. Në mënyrë të veçantë presidentja falënderoi Speich për angazhimin e tij për përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës. “Kosova ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë të mirë të bashkëpunimit ta thellojmë edhe më tej,” tha Osmani.

Ndërsa, Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë ka mirëpritur themelimin e Misionit të Kosovës në Vatikan si një hap të rëndësishëm për raportet mes dy vendeve. Ndryshe, presidentja Osmani në janar të këtij viti ka dekretuar hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Vatikan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024