Osmani pret në takim ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim me ambasadorin Angılı, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për donacionin prej 31 milionë lira (rreth 1 milion dollarë amerikanë) nga Republika e Turqisë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Tutje, në takim u diskutua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit biltareal, me ç’rast u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm për hapje të vazhdueshme të kapitujve të rinj të bashkëpunimit.
https://kosovapress.com/osmani-takohet-me-ambasadorin-rohde-diskutojne-per-hapjen-e-ures-mbi-lumin-iber