Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës: Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë.
Osmani ka përmendur luftën duke shtuar se Kosova dhe Kolumbia mund të jenë të ndara nga oqeane, por janë të lidhura nga një e kaluar e përbashkët e dhimbshme dhe janë të përkushtuara për të ngritur zërin për drejtësinë raporton KosovaPress.
Presidentja Osmani ka thënë se ashtu si konflikti i gjatë me dekada në Kolumbi, lufta e fundit në Kosovë, ndonëse krejtësisht ndryshe, ishte një luftë me plagë të thella, veçanërisht për më të pambrojturit.
Ajo ka përmendur se dhuna seksuale u përdor si një armë lufte nga regjimi i Millosheviqit, duke u shkaktuar vuajtje të mëdha të mbijetuarve dhe shoqërisë në përgjithësi.Osmani ka përmendur se që nga 14 prilli 2022, pas iniciativës së kampionëve si Feride Rushiti, kanë vendosur ta shpallin14 prillin si ditë kombëtare për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Osmani tha se lufta për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt nuk është përgjegjësi vetëm e Kosovës apo e Kolumbisë. Presidentja tha se kjo duhet të jetë përgjegjësi globale.