Osmani për peticionin në Komunat Veriore: Ligjet e Kosovës lejojnë një procedurë të tillë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Peticioni në Mitrovicën Veriore dhe Leposaviq  për shkarkimin e kryetarëve në këto komuna ka nisur sot, që nga ora 09:00.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani për këtë çështje tha se ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë një procedurë të tillë, e cila është specifikuar edhe në udhëzimin administrativ të miratuar së fundi nga ministria përkatëse.

“Ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë një procedurë të tillë, e cila pastaj është specifikuar edhe në udhëzimin administrativ të miratuar së fundi nga ministria përkatëse. Pra është një e drejtë që ju takon qytetarëve të të gjitha komunave, rrjedhimisht në këtë rast qytetarët e Komunave në veri të vendit janë duke e shfrytëzuar këtë të drejtë, është me rëndësi të respektohen procedurat, por si shtet demokratik që jemi, që i respektojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnie natyrisht edhe kjo e drejtë duhet të respektohet,” tha Osmani.

Këto komente ajo i bëri pas homazheve tek busti i heroit Kadri Zeka me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024