Osmani për masat e BE-së ndaj Kosovës: Ka tendencë për t’i kushtëzuar me Asociacionin
Lexohet për: 2 min.
vjosa-rayev-221223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka tendencë nga disa persona në Bashkimin Evropian që largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës të kushtëzohet  me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, e jo siç janë vendosur për deeskalimin e situatës në veri.  Kushtëzimet e tilla sipas presidentes Osmani do të kenë vetëm efekt negativ në procesin e dialogut dhe se një gjë të tillë e ka kundërshtuar edhe në samitin e 13 dhjetorit BE-Ballkan Perëndimor.  Ajo theksoi se letra e Serbisë ndaj shteteve të BE-së ku i informon se nuk do të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit dëshmon për qasjen destruktive të saj në dialog.

Osmani, pas takimit me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, tha se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë, derisa theksoi se vetëm anëtarësimi në NATO do të ketë efekt afatgjatë për sigurinë në rajon.

Në anën tjetër, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kyçe për sigurinë e rajonit.

Ai kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar deri tani, derisa kërkoi nga Bashkimi Evropian që të jetë më objektive në dialog dhe të ketë nxitje pozitive ose masa ndëshkuese në rast se nuk zbatohen angazhimet e marra.

Gjatë konferencës së përbashkët, presidentja Osmani përmendi edhe nevojën që ketë hapa konkret për anëtarësimin e Kosovës drejt NATO-s, duke filluar me Partneritetin për Paqe.

Po ashtu, Osmani dhe Radevtheksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, derisa e para e vendit u zotua për respektim të të drejtave të komunitetit bullgar në Kosovë./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025