Osmani: Për herë të parë në historinë e Kosovës do të mbahet forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Lexohet për: 1 min.
311079341_633850571541274_8362682483027859313_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje para fillimit të Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet këtë vikend në Prishtinë.

Presidentja Osmani ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës do të mbahet nesër forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo tha se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.

Në këtë forum pjesëmarrës do të jenë 400 persona nga 33 shtete të botës.

Në kuadër të forumit do të mbahen 16 panele. Hapja zyrtare do të jetë nesër në orën 9:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025