Osmani pas mbledhjes së KS të OKB-së publikon foto “me katër heroina”
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas përballjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka postuar një foto me gratë të cilat morën pjesë në këtë mbledhje Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tairi.

“Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Gjatë mbledhjes së KS të OKB-së presidenti Vuçiq tha se janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kësaj mbledhje dhe nuk bëjnë pjesë në çështjen e kësaj mbledhje.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur përgjigjen e Vuciqit propagandë. Ajo tha se të gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024