Osmani ngushëllon familjet e tre viktimave nga Kosova që humbën jetën në Austri
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani ngushëllon familjet e tre viktimave nga Kosova që humbën jetën në Austri
osmani
18/03/2026 - 11:34
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri.

Ajo tha se me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt, si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë.

“Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne”, thuhet në një deklaratë të Osmanit për mediet.

Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave, duke theksuar se ndan dhimbjen me ta në këto momente të vështira.

Ajo gjithashtu është lutur që familjet të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn”, thuhet në fund të mesazhit ngushëllues të Osmanit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026