Osmani në IOWA: SHBA-të qëndruan me ne në orët më të errëta
Lexohet për: 2 min.
Vjosa Osmani IOWA
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me ceremoni zyrtare është pritur presidentja Vjosa Osmani nga guvernatorja e IOWA-s, Kim Reynolds. Ajo tha se partneriteti mes këtyre dy vendeve është pasqyrim i vërtetë i lidhjeve të veçanta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E para e vendit shtoi se SHBA-të qëndruan gjithmonë me Kosovën edhe në orët më të errëta për vendin. Ndërkaq, guvernatorja e IOWA-s tha se këtë lidhje Kosova po e ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të rajonit dhe duke mbrojtur pavarësinë e saj.

Në vizitën e saj zyrtare në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentja Osmani tha se po ndjehet si në shtëpinë e saj. Vizita në Gardën Kombëtare të IOWA-s, ajo tha se është kujtim i mirë i partneritetit të suksesshëm të sigurisë.

Po ashtu, theksoi se është e nderuar për turneun me helikopterin ushtarak rreth e rrotull “Camp Dodge”.

E para e shtetit shtoi se ky partneritet është shembulli më i mirë, i cili dëshmon lidershipin vizionar.

Guvernatorja e IOWA-s, Kim Reynolds deklaroi se lidhja mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndërtuar në themel nga partneriteti më i lartë mes Gardës Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Tutje, theksoi se përpjekjet për t’u thelluar lidhjet ekonomike mes të dyja vendeve do të vazhdojnë.

Gjatë vizitës zyrtare në IOWA, Osmani është pritur edhe nga komandanti, gjeneralmajor Stephen Osborn. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Osmani: Autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit ndaj Kosovës të vihen para përgjegjësisë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025