Osmani në bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, temë anëtarësimi i Kosovës në KiE
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë bisedë sipas presidentes Vjosa Osmani është diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social X. 

Ndryshe ditë më parë, Gjermania e Franca e kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin në Kushtetuese të drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

https://kosovapress.com/knaus-franca-e-gjermania-pergatiten-ta-bllokojne-kosoven-ne-kie

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024