Osmani nderon viktimat e masakrave në Kralan e Qupevë të Epërme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 87 shqiptarët nga komunat Klinë, Malishevë dhe Gjakovë, si dhe 45 shqiptarë nga Qupeva e Epërme, të vrarë 25 vjet më parë nga forcat serbe. Osmani ka theksuar se 25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, në Kralan të Gjakovës, pasi rrëmbyen nga kolona e të zhvendosurve, vranë e dogjën  87 civilë nga komunat Klinë, Malishevë e Gjakovë, në mesin e të cilëve pleq, gra, burra e fëmijë.

Egërsinë e vet, regjimi kriminal e vazhdoi edhe në fshatrat Qupevë e Epërme dhe e Poshtme, Gllarevë, Përçevë, Sverkë, Gremnik, ku vrau mizorisht 45 civil shqiptarë. Osmani ka theksuar se këto masakra janë dëshmi e përpjekjes së regjimit kriminal serb për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve, andaj nevojitet që autorët e krimit të sillen para drejtësisë, pasi kjo do t’i shërbejë paqes së qëndrueshme dhe mbrojtjen e së vërtetës. “Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri,” ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025