Osmani: Më 11 shtator u atakuam të gjithë ne që besojmë në vlerat e lirisë dhe demokracisë
Lexohet për: 1 min.
sadads
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.ambasadoren e SHBA-së, Alyson Grunder, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Presidentja Osmani ka thënë se i bashkohen të gjithë popullit amerikan për ndarë dhimbjen për mbi 3 mijë jetë të humbura në një betejë e cila edhe një herë u dëshmua të jetë betejë vlerash.

“Më 11 shtator 2001, shtetasit amerikan, qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, por atë ditë nuk u atakua vetëm, u atakuam të gjithë ne që besojmë po në të njëjtat vlera, në vlerat e lirisë dhe demokracisë”, tha ajo, duke shtuar se që nga ajo ditë Kosova iu ka bashkuar çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, duke bashkuar forcat në mbrojtja të këtyre vlerave dhe luftim të terrorizmit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025