Osmani: Letnica, vend ku takohen e shenjta dhe e zakonshmja
Lexohet për: 2 min.
455253130_468166959416290_1388469847691636912_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.

Ajo tha se në këtë fshat Nënë Tereza nisi rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm për t’i dalur në ndihmë atyre që kishin nevojë.

Osmani potencoi se kjo festë i dedikohet Nënë Terezës dhe shpirtit të saj të bardhë dhe shembullit që ajo dha çdokund në botë.

Ajo shtoi se Letnica nuk është thjeshtë vetëm një fshat por është një vend ku takohen e shenjta dhe e zakonshmja.

“Sot e nderojmë fshatin Letnicë ku e shenjta jonë nisi rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm. Pikërisht në këtë fshat Nënë Tereza e sotme e dëgjoi thirrjen që do ta qonte në një jetë shërbimi, dhembshurie dhe besimi të palëkundur. Në këtë festë ne sot i dedikohemi asaj, shpirtit të saj të bardhë dhe shembullit që ajo dha çdo kund në botë. Letnica nuk është thjeshtë vetëm një fshat por është një vend ku takohen e shenjta dhe e zakonshmja. Ku një jetë e thjeshtë gërshetohet me një rrugëtim jetësor të jashtëzakonshëm. Pikërisht këtu Nënë Tereza përqafoi misionin e saj, një mision që do të sillte dritë në skajet më të errëta të botës”, tha Osmani.

Përveç tjerash e para e vendit, Vjosa Osmani tha se festa e Zojës së Madhe kujton vlerat universale për të cilat punoi, jetoi dhe u përjetësua Nënë Tereza.

Ajo tha se përveç Terezës, misionin për paqe po e vazhdojnë institucionet tona dhe ushtarët e KFOR-it.

Presidentja mori pjesë në këtë organizim me ftesën e kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024