Osmani kujton vuajtjet e popullit gjatë luftës së fundit, mbi gjysma e popullsisë u bënë refugjatë
Lexohet për: 1 min.
osmani refugjatet
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social X në Ditën Botërore të refugjatëve.

Osmani u shpreh se mbi gjysma e popullsisë së Kosovës u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024