Osmani: Kosova, burim stabiliteti kur orekset për tension nga autokratët janë në rritje
Lexohet për: 3 min.
346096567_247895801241117_337977043461372042_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se orekset për destabilitet e tension janë në rritje nga autokratët dhe satelitët e tyre. E përkundër këtyre sfidave, ajo theksoi se po vazhdojnë përpjekjet për avancim të qëndrueshëm të demokracisë. Pas takimit me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, liderja e shtetit tha se deri më tani USAID ka investuar mbi 1 miliard dollar në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, Power deklaroi se në takimin e sotëm u diskutua edhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me ç’rast tha se këtë do e ndihmonte edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e popullit amerikan.

Presidentja theksoi se është krenare që progresi ndër vite po njihet ndërkombëtarisht, duke shtuar se Kosova qëndron si një ndër performuesit dhe reformatorët më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit dhe për ruajtje të demokracisë.

https://kosovapress.com/admin/osmani-kosova-vazhdon-te-jete-pale-konstruktive-ne-dialogun-me-serbine/

“Republika e Kosovës tashmë është një ditë shprese dhe një burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension dhe për konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë”, tha ajo.

Tutje, Osmani tha se pavarësisht tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre, do të vazhdojnë përpjekjet për avancim të qëndrueshëm të demokracisë.

https://kosovapress.com/admin/osmani-kosova-ka-perkushtim-te-palekundur-per-avancimin-e-barazise-gjinore/

Ndërsa, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhbillim Ndërkombëtar, Samantha Power potencoi se USAID bën përpjekje që të shtyjë para reformat që të avancojnë përparimin ekonomik, mundësitë e punësimit për të rinjtë, e rritjen e sektorit që janë në zhvillim e sipër.

Po ashtu, Power tha se pas hapjes së Gjykatës Komerciale mund të japë mesazh për liderët e bizneseve në botë që të investojnë në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/osmani-pikenisja-per-asociacionin-duhet-te-jete-kushtetuta-e-kosoves/

Në takimet me Kurtin e Osmanin, ajo tha se ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkaura të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power gjatë ditës së djeshme është takuar edhe me kryeministrin Kurti, ku është shpallur ankandi i parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW. /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdrejtesi-per-krimet-osmani-reagon-pas-deklarates-per-te-zhdukurit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024