Presidentja Vjosa Osmani, ka ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Iran.
Osmani ka shprehur mbështetjen e saj ndaj SHBA-së për sulmin ndaj Iranit.
Presidentja Osmani dënon sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve të Kosovës në Lindjen e Mesme.
“Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për të dhënë një mundësi lirisë dhe paqes”, shkruan ajo.
Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.