Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës është i rëndësishëm për të vërtetën dhe drejtësinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
vjosaosmani
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi. Sipas presidentes Osmani, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, pra krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera, është tejet me rëndësi për t`u dokumentuar, arkivuar dhe për t'u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë, si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm.

“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, citohet në komunikatë presidentja Osmani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet IKKL-së dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.

Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi Presidentes Osmani Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç'rast Presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025