Osmani-Grunder diskutojnë mbi thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA në siguri e mbrojtje
Lexohet për: 1 min.
418905342_397173239638004_7210173461187622262_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Alyson Grunder, me të cilën ka diskutuar mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

Osmani e njoftoi Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç'rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik.

Me këtë rast, presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025