Osmani: Figura e Skënderbeut do të na shërbejë si frymëzim dhe udhërrëfim drejt cakut tonë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, ka thënë se ai është figura më dinjitoze dhe  kyçe e historisë sonë kombëtare dhe lidhja jonë më e fuqishme me botën e qytetëruar evropiane.

Në mesazhin e presidentes Osmani, thuhet se në ditën e lindjes së tij, e kujtojmë kryetrimin që mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.

“Ai mbrojti Evropën, bashkësinë e popujve në të cilën synojmë të jemi edhe ne. Figura e Skënderbeut do të na shërbejë si frymëzim dhe udhërrëfim drejt cakut tonë”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024