Fondacioni “Hasan Prishtina”, ka organizuar një tubim paqësor për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Drejtori i fondacionit "Hasan Prishtina", i cili është edhe stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, në protestën paqësore që është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo nismë e keqe ka filluar qe një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik.
Edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini është shprehur se si familjarë e kanë parë të arsyeshme që emri i Hasan Prishtinës të jetë i përjetshëm në Universitetin e Prishtinës.
Megjithatë, në komisionin për Arsim do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të marrin pjesë ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi./A.Shala/