Organizimi i tregut dhe cilësia e produkteve bujqësore diskutohen në Istog
Lexohet për: 6 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Në Istog është mbajtur takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”, i cili mbështetet nga BE për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe implementohet nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë.
Në këtë takim morën pjesë udhëheqës të këtij projekti, drejtorë të Bujqësisë nga komuna të ndryshme të vendit, si dhe fermerë, të cilët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të informohen më shumë rreth projektit.
Udhëheqësi i projekti, Martin Buse ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se ka për synim sigurimin e qasjes në përafrimin e praktikave më të mira në tregun bujqësor dhe statistikat bujqësore.
Ai shtoi se marrë parasysh praktikat konkurruese në nivel të tregut vendor dhe atij ndërkombëtar, do e mbështesin Kosovën në këto standarde.
Sipas tij, ky koncept pritet të përfundojë në muajin dhjetor.
"Kjo së paku ka dy komponenta, implementimin e produkteve bujqësore në treg, pemë dhe perimet, që janë produktet kryesore për Kosovën. Statistikat po ashtu janë të rëndësishme për digjitalizimin e aktiviteteve, në zhvillim që duhet të implementohen dhe ndërtohen. Prandaj, ky projekt është implementuar dhe është duke arritur fundin e tij në dhjetor të këtij viti, vetëm duhet të pajtohemi për disa muaj të zgjatjes për shkak të zvarritjes është bërë kjo zgjatje, në fushën e statistikave në veçanti...Këtë koncept synojmë të impelmentojmë në Kosovë...Synimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i qasjes në përafrimin e praktikave më të mira në treg bujqësor dhe statistikat bujqësore që është synimi kryesor i të gjithë fermerëve dhe palëve të involvuara në bujqësi. Marrë parasysh praktikat konkurruese në nivel të tregut vendor dhe atij ndërkombëtar, dhe synimi është që të mbështes Kosovën në përqafimin e këtyre standardeve dhe të bëjë një organizim të tregut për produktet bujqësore... Synimi tjetër është implementimi i një sistemi informativ të integruar bujqësor”, tha ai.
Buse derisa tregoi më shumë detaje për projektin, tha se në këtë drejtim Kosova duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE-së.
Ai ka prezantuar edhe elementet kryesore të ligjit.
"Mund të thoni se s’jeni anëtar të BE, por duhet të përgatiteni, që është vet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Rezultatet e projektit, legjislacioni primar, sekondar, duhet të vendoset, të krijohet që të kemi, pastaj kemi edhe kornizën legjislative sekondare që janë udhëzimet administrave, të cilat janë prezantuar për të fuqizuar implementimin në nivel ministror. Pastaj kemi disa tregtarë në tema të ndryshme dhe rezultati tjetër është sistemi bujqësor, tjetra është fizibiliteti i aktiviteteve për të shpërndarë dhe për të njoftuar palët e përfshira për aktivitetet dhe për rezultatet e projektit që po e bëjmë përmes këtyre takimeve...Si aktivitet kryesor është hartimi i ligjit për tregun e brendshëm dhe produktet bujqësori. Gjithashtu, është bërë edhe përgatitja e ligjeve sekondare, të cilat prekin secilën praktikë për bujqësinë dhe nivelet e saja dhe ne kemi kërkuar që Ministria e Bujqësisë ta ketë këtë udhëzim administrativ, dhe nga kjo mund të shohim elementet krahasuese të organizatave prodhuese si diçka që duhet të kemi parasysh. Rezultat tjetër është ndërtimi i kapacitetit institucional e trajnimi dhe standardet e tregut. Kemi pasur trajnimin për inspektimet e eksportit dhe importit. Këto janë elementet kryesore të ligjit dhe si i përshkruan ai", shtoi Buse.
Menaxheri vendor i projektit, Alush Sadikaj ka treguar për standardet e tregut.
"Standardet e tregut janë standarde në masë të madhe vullnetare, të cilat aplikohen në të gjitha fazat e tregtimit të produkteve bujqësore. Në rastin tonë duhet t'i përmbahemi standardeve minimale të produkteve që shiten në treg, akoma nuk jemi në atë fazë. Jemi në një fazë ku tregu akoma është pak kautik, i paorganizuar dhe produktet janë fare të paselektuarë. Për standarde kanë nevojë prodhuesit për të ngritur vlerën e prodhimit në raport me tregtarët. Në qoftë se prodhuesit prodhojnë produkte cilësore, në mënyrë të veçantë i trajtojnë gjatë procesit së vjeljes, pra ne të gjithë jemi vendas, e dimë si trajtojnë pemët gjatë vjeljes, nuk kemi kujdesin e duhur, dhe si rrjedhojë produktet që dalin në treg nuk janë të standardit jo të klasat ekstra, por as të klasat parë, pra kushti kryesor është procesi i vjeljes", tha Sadikaj.
I pyetur nga drejtoria e Bujqësisë së Klinës se kur do të hyjë ligji në fuqi, Sadikaj tha se për shkak të agjendës së Kuvendit, mund të shtyhet për vitin tjetër.
"Ligji është në fazën e dytë të leximit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ka kaluar gjitha fazat paraprake. Janë draftuar fazat e legjislacionit dytësor dhe po presim që ligji të hyjë në fuqi, kemi pas shpresa të hyjë në këtë vit, por për shkak të agjendës së Kuvendit, mund të shtyhet për vitin tjetër. Kjo është një fushë e re për Kosovën dhe shpresoj të implementohet sa më shpejtë", tha Sadikaj.
Mes tjerash, Alushaj ka folur edhe për organizatave të prodhuese. Ai konsideron se në Kosovë duhet të jenë rreth 20 fermerë të organizuar, ani pse minimumi parashihet të jetë pesë anëtarë.
Po ashtu, udhëheqësi i projektit, Buse tha se qëllim tjetër është parandalimi i emetimit të produktit që është i mbrojtur me ligj, në mënyrë që të mos keqpërdoret nga pala që s'ka të bëjë fare me atë produkt.
Në fund takimit është bërë edhe prezantimi i ëebsites për gjithë fermerët që janë të interesuar rreth projektit.
Organizata e Tregut të Përbashkët (CMO) është shtylla e parë, si pjesë e Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP) në Bashkimin Evropian. CAP u krijuar në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të, si përgjigje ndaj situatës në vende evropiane pas Luftës se Dytë Botërore.