Mungesa e inspektorëve arsimor dhe inspektimi në orët e mësimit po vazhdon të jetë problem që ndikon edhe në cilësinë e arsimit në Kosovë. Përderisa numri i inspektorëve duhet të jetë afër nëntëdhjetë, për momentin në Ministrinë e Arsimit janë vetëm njëzetë e katër.
Derisa Ministria e Arsimit Ministria hapi konkurse për inspektorë por se të njëjtit janë anuluar dhe se përfundimi ka qenë pa inspektorë të rinj, ekspertët e kësaj fushe, theksojnë se numër aktual i inspektorëve është shumë i vogël dhe për këtë arsye në shumë shkolla në vend, nuk ka ndodhur inspektimi i orëve mësimore asnjëherë.
Ai tha se monitorimi i orëve mësimore nga inspektorët e arsimit, do të kishte ndikim në ngritjen e cilësisë si tek mësimdhënësit, ashtu edhe tek nxënësit.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari ka thënë se inspektimi në çdo shkollë është i mirëpritur nga mësimdhënësit dhe së kjo metodë e inspektimit duhet të hyjë në funksion sa më shpejt.
Se mungon inspektimi pedagogjik në orët mësimore dhe se në shkollat në Kosovë, nuk është bërë asnjëherë e thotë edhe eksperti i arsimit, Dugagjin Popovci.
Ai për KosovaPress ka thënë se hapi i parë që duhet të merr ministria është hapja e konkurseve për inspektorë.