Orari i finaleve të “Play-Offit” mes Trepçës dhe Yllit
Lexohet për: 2 min.
2-Orari
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Këtë të enjte do të fillojë beteja në finalet e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Cilado nga Trepça dhe Ylli që shënon tri fitore e para në këto finale do të shpallet kampione, raporton KosovaPress.

Ndeshja e parë do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kurse mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet e “Xehetarëve”, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça e ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt të këtij edicioni, kurse Ylli synon ta rikthejë titullin në qytetin e Suharekës dhe ta fiton atë për herë të tretë në histori.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e finaleve.

9 Maj

19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

12 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli - Trepça

16 Maj

19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

19 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli - Trepça (e mundshme)

23 Maj

19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli (e mundshme)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025