Sot ora ndryshoi, duke sjellë kështu orën verore, duke lëvizur akrepat e orëve tona një orë përpara. Konkretisht, kur ora tregoi 2:00 i çojmë akrepat e orës për të treguar 3:00.
Në Bashkimin Evropian ende nuk ka marrëveshje për t`i dhënë fund ndryshimeve sezonale të orës, megjithëse një propozim për këtë çështje ekziston prej shtatë vitesh.
Sipas direktivës së Komisionit Evropian të vitit 2018, shtetet anëtare do të kenë ende mundësinë të zgjedhin mes orës standarde verore apo dimërore, por ajo do të mbetej e pandryshuar gjatë gjithë vitit.
Aktualisht, në territorin e BE-së ekzistojnë tri zona standarde kohore, ku shumica e shteteve anëtare – gjithsej 17 prej tyre – bëjnë pjesë në zonën e Evropës Qendrore, njëjtë si vendet e Ballkanit Perëndimor.