Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për rrezikim të aleancave me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian. Sipas Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), ekzekutivi ka dështuar në menaxhimin e duhur të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e re, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb. Megjithatë, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se komunikimi me ShBA-në dhe vendet të tjera aleate po vazhdon normalisht dhe se dallimet e vetme janë në afatet kohore të zbatimit të vendimit dhe jo në çështje përmbajtjesore.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se vendimi për ndalimin e dinarit serb është kushtetues, por duhet të ketë koordinim me aleatët ndërkombëtar për zbatimin e tij.
Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se me aleatët ndërkombëtar kanë pajtueshmëri për përmbajtjen e rregullores së BQK-së, por dallimet e vetme janë në aspektet kohore të zbatimit.
Këto komente ata i bën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka caktuar të enjten seancën plenare, me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Ndërkaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mazhoranca ka një papërgjegjësi totale në Kuvend.
Derisa potencoi se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, javën e ardhshme sa i përket sigurimeve shëndetësore./KosovaPress/