Opozita në Komisionin Hetimor: MPJD nuk po ofron dokumentacionet e kërkuara
Lexohet për: 2 min.
komisioni 1
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Pozitë e opozitë janë përplasur në Komisionin Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së. Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se kanë bërë reformë të thellë në këtë ministri nga viti 2019. Për këtë kanë reaguar deputetët e opozitës të cilët thanë se MPJD nuk po ofron dokumentacionet e kërkuara, ani pse disa herë kanë kërkuar materialet e nevojshme për hetim.

Në mbledhjen e sotme të komisionit është mbajtur takim me tre ekspertët e angazhuar në këtë hetim. Këta të fundit kanë prezantuar listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është pajtuar me listën e prezantuar, veçse theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga komisioni.

Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj tha se dy herë ka dërguar kërkesa në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të sjellin dokumentet e kërkuara.

Për listën preliminare të dëshmitarëve, deputetja Jeta Statovci kërkoi që të përfshihen edhe anëtarët e komisionit në dhënien e propozimeve.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se ministria e Punëve të Jashtme ka filluar një reformë të thellë nga viti 2019. Për çka ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës. Më tej, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha se që shtatë herë Ligji për Shërbimin e Jashtëm është shtyrë dhe nuk ka ardhur në kuvend.

Debati ka vazhduar edhe më tej, kur kryetarja e Komisionit Hetimor, Time Kadriaj i tha abuzuese deputetes Pacolli.

Pas kësaj përplasje, deputetet e pushtetit Jeta Statovci e më pas edhe Fitore Pacolli janë larguar nga komisioni.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025