Sakrifica, flijimi i vajzave dhe djemve të Kosovës dhe rrugëtimi i vështirë për liri u theksuan në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë. Në seancë solemne, shefat e Grupeve Parlamentare e krerë të shtetit e partive kanë kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me familjen e tij u flijuan për lirinë e popullit të vuajtur.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se gjatë këtyre ditëve hapësirat e Kuvendit të Kosovës kanë gumëzhuar nga fëmijët të cilët kanë vizituar vendin ku u shpall pavarësia e Kosovës. Ajo përmendi gratë e dhunuara seksualisht dhe nënat të cilat ende presin ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se çdo përvjetor duhet të jetë reflektim për të gjithë burrat e gratë që sakrifikuan jetën e tyre për Kosovën.
Ai përmendi edhe komandantin legjendar, Adem Jashari dhe gjithë djemtë e vajzat të cilat kapën pushkën, siç tha ai, për të mos u kthyer më të gjallë në shtëpinë e tyre.
Më tej, theksoi se aleancat nuk trashëgohen por ruhen e fitohen.
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kombi pati rrugëtim të vështirë.
Lajmi plotë në sistemin me parapagim...