Operacioni Tregu, kapet shitësi i narkotikëve në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Antidroga e Policisë së Kosovës, pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre, ka arrestuar një person sot në orën 13:30 si pjesë e planit “Tregu”, nën dyshimet për shitje dhe abuzim me substanca narkotike.

Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 166.95 gramë marihuanë, qese plastike për paketim dhe një telefon mobil.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024