Operacioni "Midnight 25", vihen në pranga tre shtetas në Korçë
Lexohet për: 1 min.
Policia e Shtetit
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre shtetas shqiptarë janë kapur në flagrancë nga Policia e Shtetit për trafikim të paligjshëm me migrantë në Korçë.

Shtetasit e arrestuar janë Y. K., 39-vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, A. Rr., 46-vjeç dhe F. Gj., 29-vjeç, të dy banues në Laç.

Ata po transportonin me automjet katër emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Aksioni për kapjen e trafikantëve me njerëz është ndërmarrë në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë-Elbasan, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, si pjesë e operacionit të koduar policor "Midnight 25".

Policia me këtë rast ka sekuestruar dy automjete dhe tre telefona mobilë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024