Operacioni Alba, kontingjenti prej 3000 ushtarësh që zbarkoi në Shqipëri më 1997
Më 11 gusht 1997 përfundon një nga misionet më të mëdha të zhvilluara nga forcat e ndryshme ushtarake në Shqipëri, i cili njihet nën emrin “Operacioni Alba”.
Të gjendur pas klimës së pasigurisë me ngjarjet e ndodhura gjatë atij viti, qeveria shqiptare e pa të udhës të kërkonte ndihmesën e një force shumëkombëshe për të kryer operacione humanitare në vend.
Kërkesa ju drejtua OKB-së më 27 mars 1997 nga pala shqiptare dhe Këshilli i Sigurimit e miratoi atë duke i hapur udhë një kontingjenti prej 3000 ushtarësh nga Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria dhe Danimarka.
Shteti koordinues i kësaj trupe do të ishte Italia e cila u përzgjodh të drejtonte këtë mision. Bazat operacionale të trupave ishin në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.
Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar rreth 1.700 operacione ku mendohet se në dobi të popullatës janë shpërndarë rreth 5.700 tonë ndihma në ushqim, ilaçe, veshje etj.
Trupa ushtarake gjatë gjithë kohës monitorohej nga programi i OSBE-së.