Makina super luksoze janë ekspozuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në një pritje të organizuar nga “Maraklitë e kerreve” me rastin e vizitës së grupit “OneLifeRally”, i cili ka përzgjedhur Kosovën në mesin e shtatë vendeve që do t’i vizitojë.
Organizatori Advan Plakolli nga “Marakli të Kerreve”, ka thënë se shumica e veturave të ekspozuara janë nga Amerika dhe Evropa.
Një qytetar i Republikës Çeke, i cili nuk deshi të identifikohej, por që tha se mban nofkën “Baby Duck”, kishte ardhur në këtë event me një makinë interesante Audi R8 2016. Ai tha se arsyeja që ndodhet në Kosovë janë veturat. AI kishte edhe një mesazh motivues për të gjithë adhuruesit e veturave.
Ndër pjesëmarrësit e këtij eventi interesant ishte edhe Taulant Brahimi me veturën e tij BMW X6 M. AI thotë se një veturë të tillë mund ta fitosh vetëm duke punuar.
Lajmi i plotë në parapagim.