Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhemi Mziu ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës, në Fort Moore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Edukimi për Kapiten të Karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgatitur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen kudo në botë. Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe edukimit në shkollat dhe akademitë më prestigjioze në botë, e gjithë kjo falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve të saj strategjikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024