OBSH: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët
Lexohet për: 1 min.
ndryshimet klimatike
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët dhe se ai ndikon jetët dhe ekosistemet.

Ghebreyesus bëri një vlerësim lidhur me ndryshimin e klimës përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, njohur më parë si Twitter.

“Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët. Aktualisht po realizohet, po ndikon jetët dhe ekosistemet. Të mblidhemi, të reduktojmë emetimet, të mbështesim qëndrueshmërinë dhe të krijojmë një rrugë të vazhdueshme”, deklaroi Ghebreyesu.

Kreu i OBSH-së ka tërhequr vëmendjen se përveç përmbytjeve dhe zjarreve shkatërruese në të gjithë botën po përjetohen valë e motit të nxehtë dhe thatësira afatgjata.

Ghebreyesus theksoi se e ardhmja e botës dhe e brezave të rinj varet nga këto hapa që do të hidhen në çështjen e klimës.

Kohët e fundit në të gjithë botën po përjetohen ngjarje ekstreme natyrore, ku korriku 2023 është regjistruar si muaji më nxehtë deri më tani. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024