Gjatë gjithë karrierës së tij, ish-presidenti Barack Obama ka pasur mundësinë të takojë dhe të punojë me disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë, nga miliarderët e botës së teknologjisë deri te laureatët e çmimit Nobel.
Në një intervistë me kryeredaktorin e LinkedIn, Dan Roth për podkastin "This is Working", Obama ka shpjeguar se njerëzit "më të suksesshëm" janë ata që janë vërtet të interesuar dhe të pasionuar në punën që e bëjnë. Këtu si shembull ka theksuar Bill Gates dhe magjepsjen e tij me kompjuterët.
"Unë mendoj se kohëve të fundit njerëzit më shumë kanë në mendjen e tyre këtë mënyrë të të menduarit: "Dua të jem një kongresmen në moshën 30. Unë dua të fitoj X shumë para deri në këtë moshë”. Dhe sipas tij gjërat nuk shkojnë në këtë mënyrë.
Por nëse jeni të apasionuar pas punës tuaj dhe keni një interesim të vërtetë për punën që e bëni, atëherë ju mund të arrini ta bëni një karrierë të jashtëzakonshme.
Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti ndan këshilla për të pasur sukses në punë. Ai u ka thënë nxënësve të shkollave të mesme në një fjalim në vitin 2009 se një nga gjërat më të vështira, por më të rëndësishme që duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja të karrierës është të ndiheni rehat me dështimin.
Sipas tij njerëzit më të suksesshëm në botë janë ata që kanë pasur më shumë dështime, duke përfshirë Michael Jordan, i cili u shkëput nga ekipi i tij i basketbollit në shkollën e mesme, pak vjet përpara se të bëhej një nga basketbollisti më i madh profesionist.