Numërohen 90.40% e votave, Fronti Evropian prin para VLEN-it
Lexohet për: 1 min.
wcq
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri më tani ka numëruar 90.40 për qind të votave për zgjedhjet e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni Fronti Evropian vazhdon të prijë ndaj koalicionit VLEN. Fronti Evropian ka 14.09 për qind ose 127.596 vota, ose aktualisht 18 mandate, ndërsa VLEN, ka 10.99 për qind ose 99.534 vota që i siguron aktualisht 13 ulëse. Diferenca në vota është 28.062.  Prin koalicioni “Maqedonia jote- VMRO-DPMNE” me 43.09 për qind ose 390.345 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate. Ndërsa koalicioni për të ardhmen evropiane -  LSDM ka 15.10 për qind ose 136.748 vota ose 19 mandate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024