Drejtorët e Interit dhe Milanit do të zhvillojnë bisedime të vështira me bashkinë e Milanos të premten, por sipas raportimeve në Itali, klubet po mendojnë të ndajnë një stadium të ri nëse largohen nga “Giuseppe Meazza”.
Milani dhe Interi janë ende duke punuar për një stadium të ri dhe shumë opsione janë ende të hapura për klubet milaneze. “La Gazzetta dello Sport”, raporton se një takim i ri mes drejtorëve të dy klubeve dhe përfaqësuesve të bashkisë së Milanos do të ndodhë të premten.
Nëse Milani dhe Interi qëndrojnë në San Siro, ata do të paguajnë për punimet e rinovimit, por sipas Gazzetta-s, investimi do të jetë më i lartë se sa ishte planifikuar fillimisht nga ËeBuild , kompania që tashmë ka zbuluar një projekt për të përmirësuar Meazza-n e vjetër.
Për këtë arsye, Interi dhe Milani ende po mendojnë të ndërtojnë një stadium secili. Milani ka identifikuar zonën e San Donato-s për arenën e tyre të re, ndërsa Interi do të transferohej në Rozzano.
Vitiello tha në X, se projekti i Milanit në San Donato është më i avancuar se ai i Interit në Rozzano, kështu që të dy klubet po konsiderojnë ndërtimin e një stadiumi të ri së bashku, duke i lejuar ata të ndajnë kostot.
Është ende e paqartë se në cilën rrugë do të ndjekin Nerazzurrët dhe Rossonerët, duke qenë se një stadium i ri për dy klubet është në rendin e ditës prej shumë vitesh.