“Nuk është më puna ime”, Klopp flet për të ardhmen e Salah
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Jurgen Klopp sigurisht që do i mungojë gazetarëve pas largimit nga Liverpooli, veçanërisht pas konferencës së sotme për media.

56 vjeçari dha njërën prej konferencave më interesante dhe më emocionuese si trajner i Liverpoolit, para derbit të së dielës kundër Tottenhamit, raporton KosovaPress.

Kur u pyet për situatën e të ardhmes së Mohamed Salah, pas përplasjes së tij me egjiptianin gjatë ndeshjes së fundit kundër West Hamit, Klopp e konfirmoi që kjo nuk është puna e tij më.

“Nuk është më puna ime. Unë nuk mendoj se unë duhet të flas për këtë, të tjerët do të vendosin, veçanërisht Salah. Këto vendime do të bëhen nga tjetër kush”, tha Klopp.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot thuhet se dëshiron me çdo kusht ta mbajë 31 vjeçarin në sezonin e tij të parë në krye të klubit.

Po ashtu, Michael Edwards thuhet se po kërkon që ta mbajë Salah në klub edhe pas kësaj vere.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024