“Nuk e di a mund të përshtatet në politikë, atje ka gjithçka”, qytetarët për mulla Osman Musliun në politikë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
“Nuk e di a mund të përshtatet në politikë, atje ka gjithçka”, qytetarët për mulla Osman Musliun në politikë
xhamia1234
15/05/2026 - 17:41
Linku u kopjua

Kandidimi i Mulla Osman Musliut për deputet në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje nxiti reagime të ndryshme ndër qytetarë.

Ata shfaqën mendimet e tyre për KosovaPress lidhur me përfshirjen e tij në politikë.

Qytetari Xhafer Seferi tha se vendimi për t’iu bashkuar politikës i takon vetë mulla Osman Musliut, duke theksuar dallimin mes rolit fetar dhe atij politik.

“Ai është problemi i tij, nuk mund të them kurgjë. Ai ka vendosur të hyjë në VV…Ishalla fiton. Jo, në xhami është tjetër gjë e në politikë është tjetër gjë. Le të merret parasysh, nuk barazohet xhamia me politikë.”, u shpreh Seferi.

Një tjetër qytetar, i cili nuk deshi të identifikohej, e vlerësoi pozitivisht angazhimin e mulla Osman Musliut në politikë, duke thënë se ai mund të kontribuojë për shtetin.

“Hoxha i mirë është atdhetar, fetar, edhe shqiptar. Po mirë, tash para pensionit. Të shkon në politikë…Mirë ka bërë. Pse mos ta bëjë? Ajo me vetë dëshirë, ndoshta mund edhe ndonjë gur edhe për shtet me qit, të forcohet shteti. Besoj që po. Shumica, prej 80% do t’i ketë pas”, u shpreh ai.

Sali Islami tha se e mbështet përfshirjen e mulla Osman Musliut në politikë, duke besuar se ai do të japë kontribut edhe për çështjet që lidhen me fenë islame dhe myslimanët.

“Ne falemi këtu që 15 vjet, falemi te Mulla Osmani. Mulla Osmani është një prej hoxhallarëve, unë e preferoj dhe është hoxhë që i ka të gjitha tiparet. Mua më pëlqen dhe të gjithë këta çka jemi prej xhematit të tij, ne jemi të kënaqur me punën e tij, me kapacitetin që e ka dhe gjithmonë që prej që kam ardhur unë këtu, unë jam ndarë shumë i kënaqur me të. Përfshirjen e Mulla Osmanit në politikë unë e shoh si një detyrë e mirë se do t’i jap përkrahje edhe fesë islame edhe të gjitha fushat që e ka për kah ana e fesë islame. Dhe besoj shumë te hoxha jonë Mulla Osmani që do t’i japë përkrahje shumë të madhe si për shembull të gjithë myslimanëve dhe fesë islame. Bashkësisë Islame do t’i japë shumë përkrahje. Ne jemi shumë të kënaqur edhe do të jemi në përkrahje gjithmonë të Mulla Osmanit”, tha Islami.

Ndërkaq, Skender Islami u shpreh skeptik për përshtatjen e mulla Osman Musliut në politikë, duke potencuar sfidat që, sipas tij, i karakterizojnë institucionet politike.

“Hoxhën si hoxhë që është, i mirë ka qenë. Po tash sa i përket punës së politikës, ato mendoj që është pak më e vështirë edhe nuk e di a mund të përshtatet në atë vend, se atje ka gjithçka. E dimë të gjithë atë çfarë fjalësh, çfarë fjalori, çfarë, çdo send qysh shkon në politikë, nuk e di a do të mund të përshtatet në atë vend. Nuk e di, ai e di më mirë. Ai e di më mirë këtë punë. Për shembull, sa është i përgatitur për atje. Veç ai e di “, tha Islami.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026