Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në një konferencë për media para përballjes me Ferizajn të dielën në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Ai ka deklaruar se pret që skuadra e tij të tregojë vazhdimësi në paraqitje dhe rezultate të mira.
Trajneri Nuhiu poashtu potencoi se nesër na pret një ndeshje e fortë, sepse kundërshtari ka futbollistë cilësorë, me të cilët skuadra gjilanase ka lidhje speciale.
"Nesër na pret një përballje e fortë, realisht rezultatet e deritanishme nuk janë pasqyë reale sepse ata kanë realizuar në tri ndeshjet e tyre dhe mendoj se kanë merituar më tepër. Bëhet fjalë për një skuadër me futbollistë cilësorë, disa nga ta kanë qenë pjesë e jona dhe janë shumë special për mua e të rëndësishëm edhe për klubin tonë. Nga skuadra ime pres të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive. Më gëzon fakti që edhe në ndeshjen e fundit kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe skuadra ka pasur gjithçka nën kontroll posedimin e topit dhe rastet e krijuara. Kështu që duhet që të kemi fokusin dhe gjithë energjinë ta nxjerrim në atë 90 minutësh për të marrë tri pikët e plota”, ka thënë ?????.
“Për ndeshjen me KF Ferizajin e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta. Shpresoj që me përqëndrim maksimal të dalim fitues. Janë lotarë cilësorë dhe me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe presim e të shohim nesër ndeshjen dhe të marrim më të mirën”, ka thënë Namani.
Nga pyetjet e gazetarëve, kryetrajneri Ardian Nuhiu theksoi faktin se çdo fillim kampionat është i vështirë edhe për skuadrat e mëdha, por është e rëndësishme të përmirësohemi ndeshje për ndeshje.