Portieri meksikan, Guillermo Ochoa sikurse në Kampionatet Botërore të kaluara po mahnit me paraqitje edhe në “Katar 2022”, ku u zgjodh sot lojtari i ndeshjes në takimin mes Meksikës dhe Polonisë.
Kombëtarja e Meksikës dhe ajo e Polonisë barazuan sot pa gola, respektivisht 0:0 në ndeshjen e tyre hapëse të Botërorit “Katar 2022”, raporton KosovaPress.
Ylli i Barcelonës morri përsipër penalltinë e akorduar në minutën e 58’ nga gjyqtari i ndeshjes, por që dështoi ta konkretizonte me gol, pasi që Ochoa priti gjuajtjen e Lewandowskit.
Më i miri i ndeshjes ishte portieri meksikan, Guillermo Ochoa i cili u vlerësua me notën 7.8, kurse më i dalluari te polakët ishte portieri, Wojciech Szczesny me notën 7.7.
Më poshtë mund t’i gjeni notat e lojtarëve të ndeshjes Meksikë-Poloni.