Nominimi për Çmim Nobel për Paqe, kërkohet nga institucionet lobim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Nominimi për Çmim Nobel për Paqe, kërkohet nga institucionet lobim
1 javë më parë
Linku u kopjua

Nominimi për Çmim Nobel për Paqe të Feride Rushitit dhe QKRMT-së është vlerësim për Kosovën, konsideron drejtoresha e kësaj organizate. Ajo tha se është e natyrshme që Serbia do të reagojë, meqë ende nuk ka pranuar krimet e luftës në Kosovë. Drejtoresha Feride Rushiti pret që institucionet të luajnë rolin e tyre në lobim.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe drejtoresha Feride Rushiti janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Kjo është bërë me propozimin e deputetit të parlamentit suedez, Magnus Jacobsson.

Para mediave, drejtoresha Rushiti tha se shpreson që ky nominim do të rris zërin ndërkombëtarisht të viktimave të dhunës seksuale.

"Ky nominim ka ardhur në befasi fare. Realisht unë jam takuar me personin të cilin na ka nominuar, deputetin suedez, Jacobsson para dy viteve në një takim të rastësishëm, i cili po vinte në Kosovë për t’i takuar qoftë politikanët, qoftë organizatat e shoqërisë civile dhe aty gjatë një ore kam pasur mundësinë për të shkëmbyer përvoja, për të ndarë zhvillimet aktuale në QKRMT, por edhe sfidat dhe vështirësitë që ne i hasim në terren...Çfarë nënkupton ky nominim për mua personalisht edhe për QKRMT-në: mendoj qe është një vlerësim jo vetëm për ne si organizatë, për punën dhe kontributin tonë tash 25-vjeçar në kauzën për të mbijetuarit e dhunës seksuale, por është një vlerësim për Kosovën që i bëhet me këtë nominim", tha ajo.

Marrë parasysh kauzën e kësaj qendre, Rushiti tha se pret që Serbia do të tentojë të pengojë këtë proces.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se pret nga institucionet që të lobojnë në këtë proces.

Në vitin 1979, Nënë Tereza kishte marrë Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Norvegjisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025