Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me diell në gjithë vendin.
Sipas një komunikate të institutit, të shtunën, vendi do të jetë nën ndikimin e një fushe të qëndrueshme të presionit të lartë atmosferik, duke sjellë kushte stabile dhe pa zhvillime të theksuara të vranësirave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të ulët deri mesatar.
Sipas IHMK-së, këto kushte janë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, megjithatë temperaturat e ulëta minimale mund të paraqesin rrezik të lehtë për disa kultura të ndjeshme në fazat e hershme të zhvillimit.