Njeriu i Trump për Ukrainën: Qetësoni retorikën dhe firmosni marrëveshjen për mineralet
Bota
Lexohet për: 1 min.
Njeriu i Trump për Ukrainën: Qetësoni retorikën dhe firmosni marrëveshjen për mineralet
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Ukraina duhet të "qetësojë retorikën" dhe "të nënshkruajë atë marrëveshje", tha këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, duke iu referuar marrëveshjes së mineraleve midis Kievit dhe Uashingtonit.

Në një intervistë për Fox News, Waltz tha se Ukraina duhet të ndalojë së kritikuari SHBA-në, e cila po përpiqet të sigurojë një marrëveshje paqeje të pranueshme për të gjitha palët.

“Ata duhet të qetësojnë retorikën, të shqyrtojnë seriozisht situatën dhe të nënshkruajnë këtë marrëveshje”, tha Waltz, i cili aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku u mbajt raundi i parë i bisedimeve midis Uashingtonit dhe Moskës për përfundimin e luftës.

Ai shtoi se mosmarrëveshjet midis SHBA dhe Kievit ende mund të zgjidhen. Deklarata e tij vjen ndërsa emisari special i SHBA për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, i cili aktualisht ndodhet në Kiev, përgatitet për takimin e sotëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025