Një shtetase e Argjentinës vdiq në QKUK, arrestohet një i dyshuar
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një shtetase e Argjentinës ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike dhe Universitare, derisa është arrestuar një shtetas zviceran.

Sipas Policisë, dyshohet se shtetasja e Argjentinës ka rënë nga një lartësi e një objekti dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë në QKUK.

“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.

Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/nje-burre-u-alivanos-ne-rruge-vdiq-ne-qkuk/
https://kosovapress.com/admin/vdiq-ne-qkuk-nje-shtetase-e-shqiperise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024