Një shekull nga vdekja e Dantes së shekullit 20
Lexohet për: 1 min.
Franz Kafka
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 3 qershor 1924 në Austri ndërroi jetë Franz Kafka, shkrimtar në gjermanisht, lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. Ai dogji 90 për qind të krijimtarisë së vet, ndërsa për pjesën tjetër la me testament që të digjej, duke tërhequr kështu më shumë vëmendje pas vdekjes sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit 20, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024