Dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe Maqedonia ka filluar në Luftën e Parë Ballkanike, ku sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281 mijë e 747 shqiptarë janë dëbuar deri në fund të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijë nën moshën 6-vjeç.
Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Qendra për Hulumtime Politike “Alternativa” sot me temën “Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”.
Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, tregoi për dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova gjatë shekullit të 20-të, ndërsa theksoi se sipas dokumenteve të diplomacisë serbe, 281 mijë e 747 shqiptarë janë dëbuar deri në fund të vitit 1914.
“Nga dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe Maqedonia ka filluar në Luftën e Parë Ballkanike, sipas dokumenteve të vetë diplomacisë serbe 281 mijë e 747 njerëz janë dëbuar deri në fund të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijë nën moshën 6-vjeçare, të cilët nuk i numëronin. Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe kishte vendosur 20 mijë familje serbe, ndërsa Qeveria e Malit të Zi e kishte planifikuar t’i vendoste pesë mijë familje, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit”, tha ai.
“Në një prerë historike ontologjia marrëdhënieve shqiptaro-greke mund të klasifikohet në dy tipologji, tipologjia e marrëdhënies së ndërtuar mbi parimin e trikotomisë e cila fillon nga shekulli 15 deri në gjysmën e parë të shekullit 19. Tipologjia e dytë e marrëdhënies së ndërtuar mbi parimin e dualitetit, e cila fillon me traktatit e Shën Stefanit dhe me Kongresin e Berlinit për të kodifikuar juridikisht në Konferencën e Londrës. Parimi i dikotomisë si kategori ontologjike në marrëdhëniet shqiptaro-greke, shënon unitetin e aspekteve të kundërta të gjeopolitike, greko-shqiptare, përball një substance tjetër Perandorisë Osmane, nga e dyta konceptohet si primitive, ndërsa e dyta veten e koncepton si qytetërues. Për kundër kësaj, parimi i dualitetit në marrëdhëniet shqiptaro-greke shënon ekzistencën e dy substancave të pavarura që janë në një raport mohim të njëra ndër tjetrës. Në këtë rast të mohimit të qenies shqiptare nga ajo greke, parimi i dikotomisë në marrëdhënie shqiptaro-greke do ta konfirmojë dallimin etnik si kategori e kundërthënies në strukturën e marrëdhënies, por që kundrejt pushtimit osman që nga shekulli i 15-të e deri në gjysmën e parë të shekullit 19, vetë dallimi etnik nuk do të degradojë në konceptin e varësisë e as të mohimit të ekzistencës se njërit nga ana tjetër”, ka thënë Hoxha.
Profesori dhe studiuesi nga Tirana Enis Sulstarova, ka folur mbi temën politikat e njohjes së gjenocidit.
Ndërsa profesori Nexhmedin Spahiu foli paktin e qeverisë së atëhershme shqiptare dhe komunistëve.
“Shqiptarët kishin pasur bashkëpunime me të gjithë kundër të gjithëve, kishte bashkëpunim mes ballistëve dhe komunistëve, mes komunistëve dhe zogistëve, mes Qeverisë dhe ballistëve, mes qeverisë dhe zogistëve dhe në fund ajo që duket më e pabesueshmja bashkëpunimi mes italianëve dhe komunistëve dhe gjermanëve dhe komunistëve. Por, pakti mes Qeverisë dhe komunistëve, kur komunistët kishin filluar serinë e atentateve, Qeveria ekzekutoi disa komunistë si vërejtje dhe rrjedhimisht ministri i brendshëm (Kolë Bibë) Mirakaj, kishte bërë pakt mes komunistëve për ndarjen e atentateve, të cilën komunistët e kishin respektuar derisa kishte qenë në këtë pozitë Mirakaj. Në pozitën që erdhi pas Mirakaj flitet se si politikanët e Shqipërisë të vitit 1913 nuk i kuptonin problemet e Kosovës dhe rrezikun serb”, tha ai.