Një serb dënohet për krime lufte në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin, të pandehurin Svetomir Baçeviq e ka dënuar me pesë vite burg për krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për marrje peng të një gruaje shqiptare gjatë periudhës korrik - gusht të vitit 1998 në fshatin Bellopojë të komunës së Pejës.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), konsideron se vendimi është meritor. “Gjykimi ka qenë i drejtë dhe janë respektuar të drejtat e palëve në procedurë”, thuhet në një komunikatë të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Akgjykimi, është marrë pasi që janë mbajtjur gjashtë seanca gjyqësore, ku janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

“Gjykata, ka mbajtur edhe dy seanca në procedurën paraprake sipas mundësisë hetuese të veçantë, ku edhe është marrë deklarata e të dëmtuarës Tigjë Kadrijaj. Mbrojtja nuk ka propozuar asnjë dëshmitarë që të dëgjohet në këtë gjykim.  Zyra e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë, më datën 11 nëntor të vitit 2021, e kishte ngritur aktakuzën kundër të pandehurit Svetomir Baçeviq për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për marrje peng të dëmtuarën Kadrijaj. Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, “trupi gjykues nuk ka dhënë kurrfarë arsyetimi lidhur me vendimin e shpallur edhe pse, është e domosdoshme sipas ligjit që gjykata ta jep arsyetimin e shkurtër lidhur me provat në të cilat, e ka mbështetur vendimin”, thuhet në fund të komunikatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024