Një në katër gra që punojnë në media kanë qenë viktimë e ngacmimit seksual
Lexohet për: 4 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gratë në media dhe në shumicën e vendeve të punës kanë nevojë për një mbrojtje ligjore më adekuate, për politikat dhe ngacmimit seksual në vendet të punës dhe ligj të punës që e bën të mundur ndarjen e përgjegjësive në mënyrë të barabartë.

Kështu u tha gjatë prezantimit të raporti “Gratë në Media në Kosovë dhe Serbi”, të përgatitur nga Peaceful Change Initiative.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Britanisë së Madhe. Ambasadori britanik Nicholas Abbott ka falënderuar të gjitha ata që kanë përgatitur këtë raport, pasi sjellë në pah shumë këndvështrime që meritojnë diskutim.

“Këtu janë një varg çështjesh e problemesh, derisa ne flasim për mediat por ato janë të pranishme edhe në shumë sektor të tjerë dhe mendoj që kjo  ngjarje është një rast i mirë për të nisur diskutimin. Jam i impresionuar edhe me rekomandimet.. Ky raport duket që ka rekomandime të drejtpërdrejta e që është e mundshme të realizohen“, tha ai.

Tamara Skroza e cila ka udhëhequr projektin në Beogradi, tha se 401 femra në Serbi kanë plotësuar këtë pyetësor dhe shumë prej tyre nuk kanë dashur të japin detaje për përvojat e tyre, por 31 % e tyre deklarojnë se paguhen më pak se sa meshkujt.

Kurse, Dafina Halili e cila udhëhoqi këtë projekt në Kosovë, tha se në këtë mostër janë të përfshirë profilet e të gjitha llojeve të mediave, duke konkluzuar se mungesa e menaxherëve dhe drejtorëve ndikon që në pozitat e lartë të Kosovës të mbesin në duar të burrave.

“Mostra e hulumtimit në Kosovë ka përfshirë 265 gazetare dhe jemi munduar që të kemi profile të gjitha llojeve të mediave në të gjitha qytetet dhe mediat komunitare të Kosovës. 54% janë gazetare, 23% redaktore, 6.4% kryeredaktore, 3.8% moderatorë, 3.8 gazetare dhe asnjë menaxhere apo drejtore. Kjo mungesa e menaxherëve dhe drejtoreve ndikon që në pozitat e lartë të Kosovës të mbesin në duar të burrave....prej të anketuarave në mostrën tonë 24. 6 % , kjo i bie një në 4 gra që punojnë në mediat e Kosovës , janë ose kanë qenë viktimë e ngacmimit seksual. Disa prej tyre kanë deklaruar të kenë qenë viktima të sulmeve seksuale ”, tha ajo.

Sipas saj, gratë gazetare kanë nevojë shumë për një mbrojtje ligjore dhe për barazi gjinore.

Kurse, Valmira Rashiti nga Rrjeti i Grave të Kosovës, duke folur mbi gjetjet e kësaj ankete, ka thënë se ajo që po kërkohet është një ndërrim rrënjësorë në kulturën e seksizmit, i ç’normalizimit të nivelit të dhunës të ngacmimeve seksuale ndaj grave në media.

“Iniciativa ka ardhur nga vetë gratë gazetare dhe kjo tregon se sa shumë kanë nevojë gratë gazetare për një mbrojtje ligjore më adekuate, për politikat dhe ngacmimit seksual në vendet të punës dhe ligj të punës që e bën të mundur ndarjen e përgjegjësive në mënyrë të barabartë, për arsye se e pamë 49% e grave gazetare e konsiderojnë familjen si barrierë në aspektin e ushtrimit të veprimtarisë së tyre... Po kërkohet një ndërrim rrënjësorë në kulturën e seksizmit, i ç’normalizimit të nivelit të dhunës të ngacmimeve seksuale ndaj grave në media”, u shpreh Rashiti.

Rashiti tha se në vendin e punës në mediat e Kosovës, gratë përballen shpesh ose janë viktima të ngacmimeve seksuale. Sipas saj, ligji i punës po shkelet vazhdimisht, ku shihet edhe në këtë anketë ku numër i madh i grave kanë thënë që punojnë më shumë se 40 orë në javë pa kompensim financiar.

Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Lulaj problemet që janë në anketë nuk janë që janë gjetur sot por janë në vazhdimësi, por pa ndëshkimin ligjor nuk do të mund të ketë rezultate progresive.

“Realiteti faktik vazhdueshëm i nxjerr në pah problemet e diskriminimit, qoftë ato që u përmenden për karakteristikat fizike, moshën, përfshirë ngacmimet seksuale të cilave zakonisht iu hapet rruga veçmas në rastet kur nëpër media nuk bëhen as kontrata pune“, tha ajo, megjithatë shtoi se në institucionin e Avokatit të Popullit shumë rrallë vinë të ankohen gratë gazetare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024