Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit
Lexohet për: 1 min.
bedri-rexhepi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë të dyshuarve për përfshirjen në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Të enjten Prokuroria ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona lidhur me rastin e zhdukjes Bedri Rexhepit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy (2) persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se dy (2) personat janë ndaluar për veprën penale ‘Rrëmbimi’ nga neni 191 të KPRK-së... Me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Siç u bë e ditur, të arrestuarit e djeshëm janë vëllai dhe kunata e Jeton Vllasaliut, të dyshuarit për përfshirjen në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Jeton Vallasaliu, i arrestuar në prill të vitit të kaluar, dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepit. Ai ndodhet në paraburgim tash e katër muaj.

https://kosovapress.com/admin/iu-arrestua-edhe-mbesa-kush-jane-personat-e-arrestuar-per-zhdukjen-e-bedri-rexhepit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024