“Një komb, një Abc" titullohet ekspozita e cila është hapur sot (e enjte) për publikun në Muzeun e Prishtinës, për nder të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ekspozitë e cila u organizua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shqipërisë.
Ekspozita përmban dokumente dhe fotografi të Kongresit të Manastirit, të cilat deri tash kanë qenë të ruajtura në Kongresin e përgjithshëm të Manastirit. Dokumente të cilat nxjerrin në pah përpjekjet për standardizimin për alfabetin e gjuhës shqipe në të gjitha trevat shqiptare.
“Kongresi Manastirit përveç që vuri themelin të gjuhës së shkruar shqipe për të gjithë hapësirat shqiptare, një arritje kulmore pas vitesh e dekadash të punës e përpjekjeve të bindjes tonë kombëtare për ngritjen e vetëdijes tonë kombëtare shqiptare. Kongresi shënon një nga faqet më të ndritshme të historisë jo vetëm për gjuhën, kulturën apo për shkencën por edhe për përparimin e të gjithë kombit tonë. Alfabeti ynë latin, përgjatë vitit e shekullit të dytë, derisa sot ne kemi kushtet për tu mbledhur e përkujtuar kongresin e delegatët që na lënë trashëgim besoj që mund të themi që ata atëherë në kongres bënë mirë që zgjodhën këtë alfabet, këtë latin në mesin e të tjerëve, ndërsa unë besoj se edhe ne po bëjmë mirë që përmes institucioneve tona po e shkruajmë këtë ngjarje”, tha Bislimi.
Po ashtu, drejtori nga arkivat e përgjithshme të Shqipërisë, Ardit Bido tha se alfabeti i gjuhës shqipe bashkon të gjitha trevat shqiptare për mos t’u përçarë kombi shqiptarë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Kongresi i Manastirit ose Kongresi Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor- 22 nëntor, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit.